KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Shtatzënë? Brikena Selmani sqaron të vërtetën

Shtatzënë? Brikena Selmani sqaron të vërtetën

Brikena Selmani ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan ditët e fundit në rrjetet sociale, ku ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 u përfol se mund të ishte shtatzënë.

Thashethemet u përhapën mes ndjekësve të saj, duke bërë që vetë Brikena të reagojë dhe ta sqarojë situatën.

Në një grup të mbyllur me fansat, ajo ka mohuar kategorikisht lajmin, duke kërkuar që të mos vazhdojnë aludimet pa një konfirmim nga ana e saj.

Foto: Instagram

“Unë nuk jam shtatzënë. Ju lutem mos vazhdoni me aludime të pavërteta përderisa nuk ka asnjë konfirmim nga ana ime”, ka shkruar ajo.

Brikena u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 5.

Para reality shout, ajo kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Grand International 2025”.

Aktualisht, Brikena ndodhet në Itali, ku po kalon kohë me familjen, ndonëse lidhja po i ecën tejet mirë me Mateo Borrin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.