KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kush është banori që po dominon me klikime në BBVK5? (VIDEO)

Kush është banori që po dominon me klikime në BBVK5? (VIDEO)

Njëri prej banorëve më të klikuar deri më tani gjatë këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova 5, sipas statistikave të rrjeteve sociale, është Nichi.

Për këto statistika të shqyrtuara nga eksperti i rrjeteve sociale, Diamant Bajra, është folur në emisionin “Big Cast”, në Klan Kosova.

Ai ka treguar se Nichi është personazhi që po prin me klikime, ndërsa pas tij renditet edhe Akili.

“Nichi po komentohet ma shumë, njëri prej banorëve i cili po pëlqehet për lojën ose strategjinë që e ka, po edhe të tjerët s’janë keq, Akili po pëlqehet për talentin që e ka, për talentin në aktrim, edhe në këndim”, ka thënë ai.

Ndërsa, për raportet që i interesojnë publikut brenda shtëpisë dhe dinamikat mes personazheve, Bajra thekson pjesën e lidhjeve dhe pëlqimeve mes tyre.

“Prej debateve që i shoh ashtu që kanë vëmendje është qeky relacioni i Antonetës me Nichin, deri ku po shkon, ose relacioni i Bejtës me Kledjan, janë prej atyre debateve që nuk harxhohen”, ka shtuar ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.