KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Shtime, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste. Në rastin e parë, policia ka shoqëruar në stacion një nënë dhe vajzën e saj, të dyshuara se kishin pasur probleme mes vete. Pas intervistimit, të dyja janë liruar me vendim të prokurorit.

Në rastin e dytë, një grua ka raportuar se ishte shtyrë nga kunati i saj pas një mosmarrëveshjeje verbale. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në fshatin Belincë të Shtimes, një person është arrestuar më 23 nëntor, pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Sipas policisë, i dyshuari ka probleme psikike dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Klinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një nënë ka raportuar se vazhdimisht ka probleme me djalin e saj. I dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Rahovec, një burrë ka raportuar se ka përjetuar dhunë psikike nga djali i tij. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.