Me ardhjen e vjeshtës dhe uljen e temperaturave, kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në ambiente të mbyllura.
Prandaj, tetori është një moment i mirë për t’u marrë me disa pjesë të shtëpisë që shpesh mbeten pas dore.
Tapetet dhe qilimat janë ndër të parat.
Foto ilustruese
Gjatë vjeshtës ato mbledhin më shumë papastërti nga këpucët dhe aktivitetet jashtë shtëpisë.
dhe batanijet dhe jastëkët dekorativë meritojnë vëmendje, sidomos nëse sapo i keni nxjerrë nga dollapi për sezonin e ftohtë.
Larja e tyre ndihmon në largimin e pluhurit, qimeve dhe mbetjeve të tjera.
Mos harroni mikrovalën dhe aparatin e kafesë, dy pajisje që përdoren më shpesh kur moti ftohet.
Një pastrim i rregullt i tyre ndihmon që kuzhina të jetë më e pastër.
Nëse keni oxhak, edhe ai duhet të përgatitet para përdorimit më të shpeshtë gjatë muajve të ftohtë.
Ndërsa në banjë, pastrimi i rregullt i lavamanit dhe tualetit është veçanërisht i rëndësishëm.
Pak kohë kushtuar këtyre vendeve tani mund ta bëjë shtëpinë më të pastër dhe më të rehatshme gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit. /Telegrafi/