KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

ShSKUK kërkon verifikimin urgjent të pretendimeve ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

ShSKUK kërkon verifikimin urgjent të pretendimeve ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, i cili dyshohet se kërcënoi bashkëshorten e tij se do t’i ndodhte e njëjta gjë sikurse Arlinda Zekajt.

Përmes një njoftimi, ShSKUK ka bërë të ditur se Drejtoria e Përgjithshme ka autorizuar menjëherë Zyrën Ligjore që t'u drejtohet organeve kompetente për verifikimin urgjent të këtyre pretendimeve.

ShSKUK i ka cilësuar raportimet si jashtëzakonisht shqetësuese, duke theksuar se dhuna në çfarëdo forme është e dënueshme dhe nuk tolerohet, transmeton Klankosova.tv.

“Për SHSKUK-në, këto raportime janë jashtëzakonisht shqetësuese. Qëndrimi ynë institucional është i prerë, dhuna në çfarëdo forme është e dënueshme dhe nuk tolerohet në asnjë rrethanë”, thuhet në reagim.

Tutje, ShSKUK ka paralajmëruar se, varësisht nga informacionet zyrtare që do të pranojë nga organet kompetente, do të ndërmarrë masa ndaj drejtorit në fjalë.

“Në bazë të informacioneve zyrtare që do të pranohen nga organet kompetente, SHSKUK do të ndërmarrë masat më të rrepta administrative dhe ligjore ndaj drejtorit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.