KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët

115 qytetarët e parë vishen me uniformë ushtarake.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë rikthyer pas afërsisht tri dekadash rezervistët, si pjesë përbërëse e strukturës së shërbimit aktiv. Që nga tetori i këtij viti, 115 qytetarë shqiptarë janë pjesë e Forcave të Armatosura dhe do të shërbejnë nën uniformën ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm për këtë vit kanë miratuar 363 kuota për ushtarakë rezervistë. Kanë shprehur interes 148 kandidatë, nga të cilët 134 plotësuan dokumentacionin e nevojshëm për të qenë pjesë si ushtarakë rezervistë në FA. Nga këta, 115 u shpallën fitues për të vijuar si ushtarakë rezervistë në FA, të cilët u titulluan dhe u emëruan në detyrë”, pohoi kolonel Vladimir Jaupi, komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit.

Kandidatët fitues iu nënshtruan stërvitjes dyjavore dhe aktualisht janë në gatishmëri.

“Strukturat morën të gjitha masat e nevojshme për t’i pajisur me uniforma. Pas stërvitjes dyjavore, ata do të thërriten nga struktura e tyre në momentin që do të jetë i nevojshëm prania e tyre”, u shpreh majorja Denisa Pellumaj, përgjegjëse sektori në Qendrën e Personel Rekrutimit.

Por cilat janë strukturat për të cilat Forcat e Armatosura kanë më shumë nevojë për rezervistë?

“Është forca tokësore dhe komanda e mbështetjes. Janë strukturat që janë të angazhuara në operacione të ndryshme, në ruajtjen e sigurisë së vendit, tek emergjencat civile, pra janë strukturat dhe detyrat që ne kemi pasur nevojë për strukturën rezerviste. Këto janë edhe strukturat që kemi bërë edhe plotësimin me numrin më të lartë me rezervistë. Në momentin që do të kemi nevojë për të plotësuar strukturat në misione jashtë vendit, ata do të jenë pjesë”, deklaroi Pellumaj.

Rezervistët do të shërbejnë 15 deri në 45 ditë në strukturën ku janë emëruar pranë FA-së, me një kontratë dyvjeçare me të drejtë rinovimi. Ata do të paguhen rreth 4 mijë e 600 lekë për çdo ditë angazhimi në radhët e Forcave të Armatosura. Mosha maksimale për t’u bërë pjesë e Forcës Rezerviste është 50 vjeç për ushtarët/detarët, 55 vjeç për nënoficerët dhe 60 vjeç për oficerët./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.