KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqipëria përmendet në debatin për marrëveshjet Zvicër-BE, ja çfarë kërkojnë kundërshtarët e integrimit evropian

Shqipëria përmendet në debatin për marrëveshjet Zvicër-BE, ja çfarë kërkojnë kundërshtarët e integrimit evropian

Shqipëria është përmendur në debatin politik në Parlamentin Evropian lidhur me marrëveshjet e reja mes Bashkimit Evropian dhe Zvicrës, pasi një pjesë e deputetëve kundërshtarë të marrëveshjes kërkojnë që vendet kandidate për anëtarësim në BE, përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Ukrainën, ta marrin modelin zviceran si shembull.

Sipas gazetës zvicerane Blick, marrëveshjet e njohura si “Bilaterale III” u miratuan në Parlamentin Evropian me 584 vota për, 13 kundër dhe 60 abstenime.

Paketa synon të rregullojë dhe thellojë marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian.

Eksperti i çështjeve evropiane në “Blick”, Richard Werly, ka shpjeguar se mbështetja e gjerë për marrëveshjen erdhi nga grupet tradicionale politike, nga të Gjelbrit deri te konservatorët, të cilat favorizojnë marrëdhënie të mira me Zvicrën.

Ndërkaq, nacionalistët e djathtë kanë një qasje tjetër. Sipas Werly-t, ata dëshirojnë që vendet kandidate për anëtarësim në BE, si Shqipëria, Serbia dhe Ukraina, të orientohen drejt modelit zviceran, në vend që të ndjekin rrugën tradicionale të integrimit evropian.

Në mesin e 13 eurodeputetëve që votuan kundër marrëveshjeve ishte edhe Sibylle Berg, deputete gjermano-zvicerane që përfaqëson partinë satirike gjermane “Die PARTEI”. Ajo e ndryshoi votën e saj fillestare në kundër, duke argumentuar se marrëveshja mund të cenojë sovranitetin zviceran dhe demokracinë e drejtpërdrejtë.

Pjesa më e madhe e votave kundër erdhi nga grupi “Patriots for Europe”, ku tetë deputetë kundërshtuan marrëveshjen, pesë prej tyre nga partia holandeze PVV dhe tre nga partia flamande Vlaams Belang. Kundër votuan edhe dy eurodeputetë polakë dhe dy përfaqësues të Partisë Komuniste të Greqisë.

Për Shqipërinë, përmendja në këtë debat është e rëndësishme në kontekstin e rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian, pasi tregon se modeli zviceran i marrëdhënieve me BE-në vazhdon të përdoret si pikë referimi në debatet politike për zgjerimin dhe të ardhmen e Evropës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.