KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Gazetarja Arbreshë Uka ligjëruese në Kongresin e Mjekësisë, prezanton rolin e medias në edukimin e pacientëve me diabet

Gazetarja Arbreshë Uka ligjëruese në Kongresin e Mjekësisë, prezanton rolin e medias në edukimin e pacientëve me diabet

Oda e Mjekëve të Kosovës ka filluar punimet e Kongresit të VIII të Mjekësisë me temën “Promovimi dhe edukimi shëndetësor në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie”

Gjatë dy ditëve të Kongresit, do të prezantohen mbi 130 punime shkencore nga ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në mesin e këtyre ligjërueseve është edhe gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka. Me punën e saj të specializuar në sektorin e shëndetësisë, në punimet e konferencës në ditën e premte ajo ka sjellë prezantimin "Roli i edukimit dhe raportimit për pacientët kronikë", me theks të veçantë mbi diabetin, duke e vënë në pah rëndësinë e medias si urëlidhje e rëndësishme mes pacientëve dhe mjekëve.

Po ashtu, gazetarja Uka bënë të ditur se përmes raportimit të mirëfilltë, edukon, vetëdijëson dhe fuqizon pacientët me diabet, madje edhe famijet e tyre, duke promovuar shëndet, jetë cilësore dhe menaxhim shumë më të mirë të sëmundjes.

Uka falë punës së saj në terren dhe bashkëpunimit profesional me AGK dhe projektin IHS, ka bërë raportime hulumtuese mbi menaxhimin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse, bazuar në udhërrëfyeset profesionale mjekësore dhe mediale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.