KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Shpresoj që të vazhdojë t’ju bëjë të lumtur” – Edon Zhegrova flet pas golit ndaj Chelseat

“Shpresoj që të vazhdojë t’ju bëjë të lumtur” – Edon Zhegrova flet pas golit ndaj Chelseat

Edon Zhegrova ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren 1-0 të Juventusit ndaj Chelseat në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hong Kong.

Ylli kosovar ishte protagonisti kryesor i takimit, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes me një goditje të bukur, ndërsa në fund u shpall edhe Lojtari i Ndeshjes.

Pas sfidës, Zhegrova u ka dërguar një mesazh tifozëve përmes rrjeteve sociale, duke falënderuar për mbështetjen dhe duke vlerësuar punën e gjithë skuadrës.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen. Jam shumë i lumtur për çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe për golin tim sot. I jam shumë falënderues ekipit për punën fantastike dhe shpresoj që të vazhdojë t’ju bëjë të lumtur. Shihemi”, ka thënë Zhegrova.

Paraqitja ndaj Chelseat është konsideruar si një nga më të mirat e reprezentuesit të Kosovës me fanellën e Juventusit. Mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë të madhe performancës së tij, ndërsa klubi bardhezi publikoi disa video me momentet më të mira të Zhegrovës gjatë takimit.

Juventusi do ta vazhdojë turneun parasezonal më 8 gusht, kur do të përballet me Interin në një tjetër test të rëndësishëm para nisjes së sezonit të ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.