KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shpëtim dramatik në Angli, kali i vogël bllokohet brenda gomës së traktorit

Shpëtim dramatik në Angli, kali i vogël bllokohet brenda gomës së traktorit

Një shpëtimtare kafshësh në Angli i erdhi në ndihmë një kali të vogël që në një farë mënyre përfundoi plotësisht i bllokuar brenda një gome të madhe traktori.

Zyrtarja e Shpëtimit të Kafshëve të RSPCA-së, Nicola Riley, iu përgjigj thirrjes në pronën në Stoke-on-Trent.

Banorët vendas ndihmuan në ngritjen e gomës ndërsa Riley punoi për të nxjerrë kalin.

“Ishte një shpëtim shumë delikat”, tha ajo.

“Kali ishte i frikësuar”, shtoi Riley.

“Na u desh të ndërmerrnim një qasje të ngadaltë për ta liruar atë në mënyrë të sigurt – së pari duke ia liruar këmbët e përparme, pastaj shpatullën përpara se t’i lironim më në fund qafën dhe pjesën e përparme. Për fat të mirë, të gjithë punuan shumë mirë së bashku dhe arritëm ta nxirrnim pa shkaktuar ndonjë lëndim”, vazhdoi shpëtimtarja.

Riley tha se qëndroi me kalin për rreth një orë pas shpëtimit për t’u siguruar që nuk kishte efekte të mëtejshme nga kjo përvojë e hidhur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.