Tre persona janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë.
Spitali Universitar i Traumës bën me dije se tre të lënduarit me inicialet V. H., R. A. dhe A. XH., janë paraqitur për trajtim mjekësor në këtë spital.
Sipas Spitalit të Traumës, gjendja shëndetësore e tre pacientëve është e stabile. Ata ndodhen nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Mjekët po vijojnë vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, në varësi të rezultateve të ekzaminimeve dhe trajtimit që do të nevojitet.
Shpërthimi në karburant është raportuar pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë, ndërsa ende nuk bëhen të ditura rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. /euronews/