KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shpërthim në një stacion treni në Gjermani, dy persona të lënduar

Shpërthim në një stacion treni në Gjermani, dy persona të lënduar

Alarm në Gjermani pas një shpërthimi në një nga stacionet kryesore të trenave në Augsburg, në jug të vendit.

Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një objekt shpërtheu në një nga kalimet brenda stacionit, duke shkaktuar dëme edhe në dritaret përreth, transmeton Telegrafi.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, të lënduarit kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa autoritetet ende nuk kanë përcaktuar se çfarë lloj pajisjeje apo objekti shkaktoi shpërthimin.

Policia ka nisur një operacion në zonën e stacionit dhe për arsye sigurie ka mbyllur godinën e stacionit dhe një nga linjat hekurudhore.

Shërbimet hekurudhore po vijojnë vetëm në linjën tjetër, ndërsa transporti publik në zonën përreth stacionit është gjithashtu prekur nga ndërhyrja e autoriteteve.

Forcat e rendit po hetojnë rrethanat e shpërthimit, ndërsa pritet të përcaktohet nëse bëhet fjalë për një incident aksidental apo për një veprim të qëllimshëm.

Hetimi i policisë vijon dhe autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vazhdim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.