KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama i reagon Bogujevcit për projektin e Teatrit të Operës së Baletit: A nuk ka trashëgimi kulturore aty ku po e bllokoni “Ishullin Urban”?

Rama i reagon Bogujevcit për projektin e Teatrit të Operës së Baletit: A nuk ka trashëgimi kulturore aty ku po e bllokoni “Ishullin Urban”?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka reaguar ministres së Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevcit, e cila ka njoftuar në lidhje me ecurinë e projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ajo ka thënë se Kosova po bën hapa konkretë drejt krijimit të një shtëpie të re për institucionet kulturore skenike dhe artistët skenik.

“Projekti, i hartuar nga studioja prestigjioze daneze BIG, e udhëhequr nga arkitekti Bjarke Ingels, parasheh një infrastrukturë bashkëkohore, me katër salla për shfaqje dhe performanca artistike, hapësira për prova dhe përgatitje të artistëve, si dhe ambiente për edukim, konferenca dhe aktivitete publike. Kjo hapësirë do të krijojë kushte moderne për artistët dhe institucionet kulturore, duke pasuruar ofertën artistike dhe jetën kulturore në vend. Nga prezantimi pamë se projekti kryesor është drejt finalizimit dhe po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë. Pas përfundimit të projektit zbatues, Ministria do të nisë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Një hap i rëndësishëm drejt realizimit të kësaj vepre që do t’i shërbejë kulturës dhe artistëve tanë”, ka shkruar dje Bogujevci.

Në lidhje me këtë, Rama ka pyetur se a nuk ka trashëgimi kulturore aty ku Qeveria po e bllokon “Ishullin Urban”, projekt që lidh 30 mijë banorë me qendrën.

“Apo nuk përbën problem, kur ju duhet me paraqit një projekt kuturu, veç sa me thënë se po bëni diçka, pas vdekjes klinike të institucioneve kulturore prej se keni ardhë në pushtet? Teatri Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur. Muzeu Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur. E tash, propozim për Operën!”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se nuk e ka hallin që iu ndeshen projektet, sepse sipas tij as nuk e fillojnë e as nuk realizojnë.

“Hallin e kam që qytetarët do të mbesin pa Operën. Prandaj, ejani të bashkëpunojmë që Opera potencialisht të bëhet. Ne jemi të gatshëm ta ndajmë hapësirën, t’i angazhojmë ekspertët më të mirë që kemi dhe t’ju ndihmojmë të kordinohemi në çdo hap. Që në fund të fitojnë qytetarët dhe artistët ta kenë shtëpinë që e meritojnë”, ka shtuar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.