Islamic Relief Kosova ka shpërndarë 14 motokultivatorë për fermerët e Komunës së Kaçanikut, në kuadër të një projekti që synon mbështetjen e bujqësisë dhe fermerëve të vegjël.
Përmes kësaj mbështetjeje, synohet të lehtësohet puna e fermerëve në përgatitjen dhe punimin e tokës, si dhe të ndihmohet zhvillimi i aktiviteteve të tyre bujqësore.
Projekti financohet nga Islamic Relief Canada dhe zbatohet nga Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut.
Shpërndarja e pajisjeve bujqësore është realizuar në kuadër të projektit “Mammography & Agricultural Support for People in Need”. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

