Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se në vazhdimësi ka kryer veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, hetimet për këtë rast lidhen me periudhën 2025-2026, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata, si dhe municion të kalibrave të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

