KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar Hamzën për besimin, respektin dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar udhëheqjen e tij gjatë një periudhe të vështirë për partinë.

“Faleminderit, Kryetar Bedri Hamza, për besimin, respektin dhe bashkëpunimin e sinqertë. Udhëheqja juaj në një kohë të vështirë i dha PDK-së unitet dhe qëndrueshmëri”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se respekti për Hamzën mbetet i pandryshuar, pavarësisht largimit të tij nga pozita drejtuese.

“Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni. Ju priftë e mbara gjithmonë!”, ka përfunduar deputeti Krasniqi.

Reagimi i tij vjen pas njoftimit të Bedri Hamzës për dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.