KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkyçen konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro në Prishtinë, gjenden edhe lidhje ilegale

Shkyçen konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro në Prishtinë, gjenden edhe lidhje ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zhvilluar sot aksione në zonën e Prishtinës, ku janë realizuar disa shkyçje të konsumatorëve që kanë borxhe për shërbimet e ujësjellësit.

Sipas KRU “Prishtina”, shkyçjet janë bërë ndaj konsumatorëve me borxhe që variojnë nga 500 deri në 3 mijë euro.

Gjatë aksionit, ekipet e kompanisë kanë identifikuar edhe një numër të lidhjeve ilegale të ujit, ndaj të cilave janë ndërmarrë masat përkatëse.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit, në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar keqpërdorimin e ujit dhe për të rritur pagesat për shërbimet e ofruara.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe të mos përdorin lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.