Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është duke përgatitur rikthimin e saj me një projekt të ri muzikor.
Artistja ka nisur tashmë punën në studio, ku po finalizon këngën e saj më të re, e cila pritet të publikohet së shpejti për fansat.
Për këtë projekt, Shkurte Gashi ka bashkuar forcat me një nga tekstshkruesit më të njohur vendorë, Petrit Sefaj, i cili është kujdesur për tekstin e këngës.
Edhe pse ende nuk janë zbuluar detaje rreth titullit apo datës së publikimit, pritshmëritë janë të mëdha, duke marrë parasysh sukseset e shumta që këngëtarja ka shënuar ndër vite.
Me një karrierë të gjatë dhe një repertor të pasur me hite që vazhdojnë të dëgjohen nga publiku, Shkurte Gashi pritet të sjellë edhe kësaj radhe një projekt që do të pëlqehet nga adhuruesit e muzikës së saj.
Fansat tashmë presin me padurim publikimin e këngës së re, e cila synon të jetë një tjetër sukses në listën e gjatë të hiteve të këngëtares. /Telegrafi/
