Labinot Rexha ka bërë disa deklarata për Bardhin dhe bashkëshorten e tij, Sarën, gjatë një interviste në Top Albania Radio.
Labi e përshkroi Bardhin si “çun të familjes së mirë”, por më pas foli edhe për dinamikën e çiftit, me komente që nuk kaluan pa u vënë re.
View this post on Instagram
A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania.radio)
A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania.radio)
Duke iu referuar marrëdhënies së tyre, ai tha: “Me i thënë ajo ‘çohu në këmbë’, ai çohet… rri një orë, ai rri”. Labi shtoi se, sipas tij, Bardhi “ka frikë edhe nga ndarja”, një deklaratë që u shpërnda në rrjetet sociale bashkë me pjesë të tjera të intervistës.
Në të njëjtën bisedë, Labinoti bëri deklarata kontraverse edhe për emra të tjerë të showbizit. Komentet provokuese dhe të drejtpërdrejta janë pjesë e stilit të tij publik, ndaj intervista nuk u përqendrua vetëm te Bardhi dhe Sara.
Megjithatë, komenti i Bardhit në videon e publikuar në Instagram mori vëmendje të veçantë. Këngëtari iu përgjigj Labit me një shprehje fyese në koment.
Reagimi i Bardhit ka nxitur diskutime mes ndjekësve, ndërsa mbetet të shihet nëse Labi do t’i përgjigjet publikisht komentit të tij.

