KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shkon në gjashtë numri i ushtarëve amerikanë të vdekur gjatë operacionit ushtarak në Iran

Shkon në gjashtë numri i ushtarëve amerikanë të vdekur gjatë operacionit ushtarak në Iran

Të paktën gjashtë ushtarë amerikanë janë vrarë në aksion pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan bombardimin e Iranit të shtunën, thotë ushtria.

“Forcat amerikane kohët e fundit gjetën mbetjet e dy ushtarëve të zhdukur më parë nga një strukturë që u godit gjatë sulmeve fillestare të Iranit në rajon”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

“Operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë. Identitetet e të rënëve po mbahen të fshehta deri në 24 orë pas njoftimit të të afërmve”, u tha ndër tjera.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar më parë se mund të priten më shumë viktima, pasi konfirmoi se tre ushtarë amerikanë ishin vrarë në sulmet fillestare.

“Për fat të keq, ndoshta do të ketë më shumë para se të mbarojë gjithçka. Ky është realiteti. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që kjo të mos ndodhë”, tha Trump. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.