KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shkon në 32 numri i personave që humbën jetën pasi vinçi u rrëzua mbi një tren në Tajlandë

Shkon në 32 numri i personave që humbën jetën pasi vinçi u rrëzua mbi një tren në Tajlandë

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë lënduar pasi një vinç ndërtimi ra mbi një tren në lëvizje në Tajlandën verilindore.

Vinçi nxori trenin nga shinat dhe shtypi disa nga vagonët e tij, njëri prej të cilëve u përfshi nga flakët, transmeton Telegrafi.

Një njëvjeçar dhe një 85-vjeçar janë midis të plagosurve, ndërsa shtatë persona janë në gjendje kritike, sipas autoriteteve.

Zyrtarët thonë se rreth 171 pasagjerë kishin qenë në tren kur ndodhi aksidenti rreth orës 09:00.

Hekurudha shtetërore e Tajlandës ka nisur një hetim për incidentin, dhe njoftoi se po ndërmerr veprime ligjore kundër kompanisë së ndërtimit përgjegjëse për vinçin.

Italo-Thai Development Public Company Limited tha se shprehu keqardhje dhe se do të ofronte kompensim dhe ndihmë për familjet e atyre që vdiqën ose u lënduan.

Treni po udhëtonte nga Bangkoku në provincën verilindore Ubon Ratchathani kur ndodhi aksidenti, duke transportuar kryesisht nxënës dhe punëtorë që udhëtonin për në shkollë dhe punë në rrethe të tjera.

Media lokale The Nation raportoi se incidenti ndodhi ndërsa vinçi po ngrinte një pjesë të madhe betoni e cila ra mbi tren, duke shkaktuar daljen nga shinat e disa vagonëve.

Një i mbijetuar, anëtari i stafit të trenit Thirasak Wongsoongnern, i tha medias lokale se ai dhe pasagjerët e tjerë u hodhën në ajër pasi vinçi ra mbi ta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.