KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shkoi për të fjetur pas operacionit dhe u zgjua duke folur si ruse – rrëfimi i rrallë i gruas kanadeze

Shkoi për të fjetur pas operacionit dhe u zgjua duke folur si ruse – rrëfimi i rrallë i gruas kanadeze

Një grua u zgjua me një theks rus dhe thotë se të huajt mendojnë se ajo po shtiret.

Tara Livingston nga Kanadaja shkoi për të fjetur dhe u zgjua duke tingëlluar sikur të ishte nga Rusia.

56-vjeçarja pësoi një goditje në tru, e cila e la me afazi dhe apraksi të të folurit – gjendje që ndikojnë në gjuhë dhe aftësinë për të formuar fjalë.

Ajo filloi terapi intensive të të folurit dhe ngadalë filloi të mësonte përsëri si të fliste.

Por pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale pranë syrit, ajo u zgjua me një theks krejtësisht të ndryshëm.

“Jam kanadeze por tani më trajtojnë si emigrante”, tha Tara.

“Është e vështirë. Flas me vizitorët për kuriozitete kanadeze dhe pastaj më pyesin se nga jam”, shtoi ajo.

“Gati sa nuk qaj kur duhet të përgjigjem, më thyhet zemra. Së pari pësova një goditje në tru dhe u preka nga afazia dhe apraksia e të folurit”, shpjegoi gruaja.

Duke kujtuar atë që ndodhi ditën që u zgjua nga operacioni, Tara tha: “U përpoqa të flisja me infermieret. Doli me theks rus dhe u habita që nuk munda ta ndaloja. Isha shumë e hutuar”.

Mjekët e diagnostikuan Tarën me Sindromën e Theksit të Huaj, një gjendje neurologjike jashtëzakonisht e rrallë ku dëmtimi i trurit ndryshon modelet e të folurit dhe e bën një person të tingëllojë sikur ka një theks të huaj.

Nëna e tre fëmijëve nga Ontario thotë se njerëzit shpesh mendojnë se ajo po e përdor theksin si shaka.

Tani ajo do të bëjë terapi për dy vitet e ardhshme me shpresën se do ta rifitojë theksin e saj kanadez.

“Ndihem sikur kam humbur identitetin tim dhe dua ta rifitoj theksin”, tregoi Livingston. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.