Shkëndija e Tetovës rikthehet në aksion me një tjetër sfidë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Kuqezinjtë e kanë bërë një postim në rrjetet sociale duke e paralajmëruar ndeshjen e fundjavës në ligën vendore, në kuadër të xhiros së 13-të.
Kampionët tetovarë më 7 nëntor do të përballen me Strugën, në një ndeshje që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione.
Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Strugës me ambicie të qarta, për ta zhvilluar një paraqitje të mirë dhe për t'i kërkuar pikët e plota në këtë përballje.
Takimi Struga – Shkëndija do të zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 12:00. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

