KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shkëlqen Cunha me dygolësh, Brazili fiton bindshëm ndaj Haitit

Shkëlqen Cunha me dygolësh, Brazili fiton bindshëm ndaj Haitit

Përfaqësuesja e Brazilit i ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e dytë të fazës së grupeve, për ta mposhtur Haitin.

Brazili siç pritej dominoi në të gjitha aspektet, për t fituar me rezultat 3-0.

Raphinha shënoi herët por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Matheus Cunha që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes për të zhbllokuar rezultatin pas 23 minutave lojë.

I njëjti dyfishoi epërsinë pas asistimit të Vinicius Jr me një goditje të bukur, që e la portierin të shtangur (36’).

Kurse, Vini e vulosi fitoren me një gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë (45+3’).

Në pjesën e dytë, Brazili shënoi sërish përmes Endrick, megjithatë goli u anulua prapë për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Brazili merr primatin në grupin C me katër pikë, aq sa ka Maroku, ndërsa në përballjen finale do të luajnë me Sokcinë, ku do t’iu nevojitet së paku një pikë për t’u kualifikuar tutje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.