KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkelën rregullat e trafikut: 30 shoferëve në Ferizaj iu pezullohet leja

Shkelën rregullat e trafikut: 30 shoferëve në Ferizaj iu pezullohet leja

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 606 gjoba kundërvajtëse dhe ka regjistruar 23 aksidente trafiku gjatë javës së kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, nga data 12 deri më 18 tetor, janë pezulluar edhe 30 patenta shoferësh për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Nga gjithsej 23 aksidentet e regjistruara gjatë kësaj periudhe, 14 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa në nëntë raste janë shkaktuar vetëm dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.

Në aksidentet me lëndime kanë mbetur të lënduar gjithsej 18 persona.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Njëkohësisht, policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.