KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiu nuk i pengon, mbi 17 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë

Shiu nuk i pengon, mbi 17 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë

Pavarësisht kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë mbetet i lartë.

Qytetarët e Kosovës vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar fundjavat, kryesisht në zonat bregdetare, ku një pjesë e tyre kanë edhe banesat apo pronat e tyre.

“Jam nga Ferizaji. Do të dalim pak për qejf. Çdo dy muaj, për dy tre ditë këtu vijmë e kalojmë fundjavë”, tha një qytetar i Kosovës për RTSH-në.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën Kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete.

Sipas të dhënave, fluksi është në rritje nga java në javë me afrimin e sezonit veror.

Ndërkohë, prej datës 1 maj ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja për kalimin pa kontrolle të automjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, çka ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në kufi.

Ndryshe, muaji prill ka shënuar një tjetër rekord për turizmin në vend, pasi plot 891 mijë e 414 vizitorë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë.

Një rritje kjo prej +8.8% krahasuar me prillin e vitit 2025.

Rritja e turistëve nga Kosova për muajin prill ishte mbi 10% krahasuar me një vit më parë.

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.