Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka, i cili ishte i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti i tij.
Damka e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit të saj.
Gjatë takimit, presidentja e ka uruar Damkën për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë, me ç’rast ka ritheksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin institucional dhe përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në institucionet e Kosovës.
Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit, duke theksuar përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

