KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Shiroka Pula në FSK, thekson rritjen e investimeve në mbrojtje dhe mirëqenien e ushtarëve

Shiroka Pula në FSK, thekson rritjen e investimeve në mbrojtje dhe mirëqenien e ushtarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, në cilësinë e Komandantes Supreme, ka vizituar sot për herë të parë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në një njoftim për media, është bërë e ditur se ajo fillimisht është pritur me ceremoni ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

“Gjatë vizitës, Presidentja Shiroka Pula zhvilloi takim me komandantin e FSK-së, ku u njoh nga afër me zhvillimin e Forcës, misionin, strukturën organizative, kapacitetet njerëzore, pajisjet, armatimin, infrastrukturën, operacionet dhe sfidat e saj. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i dhuroi Presidentes Shiroka Pula uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shenjë nderimi në cilësinë e saj si Komandante Supreme.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas njoftimit, presidentja zhvilloi takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me të cilin diskutoi për investimet në modernizimin e FSK-së, përfundimin e procesit të tranzicionit dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të saj.

“Ajo vlerësoi rritjen e investimeve në mbrojtje dhe përparimin në zhvillimin e FSK-së, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve moderne, infrastrukturës, trajnimit cilësor dhe aftësive operacionale. Në takim u diskutua edhe për mirëqenien e pjesëtarëve të FSK-së, përfshirë kompensimin e punës jashtë orarit, shtesat për rrezikshmëri, sigurimin shëndetësor dhe zbatimin e të drejtave të tyre ligjore.”, thuhet në njoftim.

Në përmbyllje të vizitës, Shiroka Pula drekoi me pjesëtarë të FSK-së në kuzhinën e kazermës “Adem Jashari”, ku bashkëbisedoi me ushtarakët dhe ushtaraket për shërbimin, përvojat dhe sfidat e tyre. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.