KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Bizneset shqiptare në Norvegji bëhen bashkë për të festuar 28 Nëntorin dhe festat e fundvitit

Bizneset shqiptare në Norvegji bëhen bashkë për të festuar 28 Nëntorin dhe festat e fundvitit

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Norvegji (NABN) ka organizuar një mbrëmje festive, duke bashkuar anëtarët, partnerët dhe të ftuarit për të kremtuar festat e Nëntorit dhe të fundvitit.

Aktiviteti, i mbajtur të shtunën, më 21 nëntor, është organizuar për herë të parë nga ky rrjet dhe është shoqëruar me muzikë, argëtim dhe atmosferë festive.

Përmes një postimi në Facebook, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Norvegji ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë ndërmjet bizneseve shqiptare, transmeton Telegrafi.

“Na gëzon shumë fakti që sot kemi kaq shumë biznese shqiptare në Norvegji dhe që përmes rrjetit tonë kemi mundësinë të njihemi, të bashkëpunojmë dhe të kalojmë edhe momente të bukura së bashku”, thuhet në postim.

Kryesia e rrjetit ka falënderuar të gjithë anëtarët, të ftuarit dhe partnerët për pjesëmarrjen, duke shprehur dëshirën që ky organizim të shndërrohet në një traditë të përvitshme.

“Kjo ishte hera e parë që organizuam një festë të tillë dhe shpresojmë që në vitet e ardhshme ta kthejmë në një traditë të bukur për të gjithë ne”, thuhet më tej në postim.

Në fund, kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Norvegji ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin dhe festat e fundvitit./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.