KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sherifi: Protestat shprehin revoltën, institucionet duhet ta bëjnë betejën

Sherifi: Protestat shprehin revoltën, institucionet duhet ta bëjnë betejën

Anëtari i ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit në Hagë, Bilall Sherifi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sherifi është pjesë e ekipit të mbrojtjes së Krasniqit gjatë procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Përmes një postimi, Sherifi ka thënë se protestat janë të rëndësishme për të shprehur pakënaqësinë, por sipas tij, beteja duhet të zhvillohet edhe përmes institucioneve.

“Protestat shprehin revoltën. Institucionet, pozitë dhe opozitë, duhet ta bëjnë betejën!”, ka shkruar Sherifi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria, Kuvendi dhe institucionet e drejtësisë që të përdorin, siç thotë ai, mekanizmat politikë, juridikë dhe diplomatikë për mbrojtjen e Kosovës dhe UÇK-së.

Sherifi ka kritikuar qasjen që mbështetet vetëm në protesta dhe ka thënë se për ndryshimin e rezultatit duhet ndryshuar mënyra e veprimit.

“Vetëm me ekipet mbrojtëse u provua. Rezultatin tanimë e dimë! Me të njëjtën rrugë, nuk mund të presim rezultat tjetër! Për të ndryshuar rezultatin, duhet të ndryshojmë rrugën!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.