Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se uji në fshatin Cërnillë mund të paraqitet i turbullt për një periudhë të shkurtër kohore, si pasojë e punimeve në Stacionin e Pompimit.
Sipas njoftimit, gjatë ditës mund të ketë ndryshime të përkohshme në cilësinë e ujit, për çka, deri në stabilizimin e plotë të gjendjes në rrjet, konsumatorëve u rekomandohet të mos e përdorin ujin për pije.
Ekipet teknike janë duke punuar për përfundimin e punimeve sa më shpejt dhe rikthimin e furnizimit me ujë në gjendje normale.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e konsumatorëve deri në normalizimin e situatës. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

