KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, reagon Rama: Vesi del me shpirtin

Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, reagon Rama: Vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetit Agron Shehaj, i cili arriti të vjedhë nga Kuvendi një dokument sekret, marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA e cila u fut në rend ditën e sotme me urgjencë.

Rama, e krahasoi veprimin e Shehajt me atë të një “sorre vjedhacake”. Kreu i qeverisë kërkoi ndërhyrjen e prokurorisë për t’i treguar deputetit vendin që përcakton ligji për grabitësit e dokumenteve të klasifikuara.

“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.


Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumenteve të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”, tha Rama.

Pasi kreu i Kuvendit kishte njoftuar deputetët se mund ta lexonin marrëveshjen me SHBA-të në sallën ‘Bogdani’ pasi është dokument sekret, ka ndodhur një rast i paprecedentë. Agron Shehaj e ka marrë marrëveshjen dhe ka vrapuar jashtë ambienteve të parlamentit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.