Pau Cubarsí është fituesi i çmimit prestigjioz Golden Boy për vitin 2026, i cili i jepet futbollistit më të mirë të ri, nën moshën 21-vjeçare, që luan në Evropë.
Mbrojtësi 19-vjeçar i Barcelonës triumfoi në garën me 24 finalistë të tjerë, duke lënë pas emra të njohur si Yan Diomande, Warren Zaire-Emery, Endrick dhe Estevao.
Cubarsí mori 475 pikë nga 500 të mundshme në votimin e gazetarëve.
Ky çmim vjen pas një viti fantastik për të, pasi me Barcelonën fitoi La Ligën dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa me kombëtaren e Spanjës u shpall kampion bote dhe u vlerësua si futbollisti më i mirë i ri i turneut.
Cubarsí bëhet lojtari i pestë i Barcelonës që fiton Golden Boy, pas Lionel Messit, Pedrit, Gavit dhe Lamine Yamalit.
Ai është gjithashtu vetëm mbrojtësi i dytë në histori që e fiton këtë çmim, pas Matthijs de Ligt në vitin 2018. Trofeun do ta marrë zyrtarisht më 14 dhjetor në Torino. /Zëri

