KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shefi i NATO-s shpalos planin për një aleancë më të fortë

Shefi i NATO-s shpalos planin për një aleancë më të fortë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, sapo ka folur në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Rusia po përparon në Ukrainë vetëm me ritmin e një kërmilli dhe po pëson humbje marramendëse ndërsa e bën këtë”, tha Rutte.

“Gjatë viteve të ardhshme ne do të ndërtojmë gjithnjë e më shumë një NATO të udhëhequr më shumë nga Evropa, por në të njëjtën kohë me SHBA-në absolutisht të ankoruar në organizatë”, shtoi ai.

“Ne do ta bëjmë këtë hap pas hapi, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, bazuar në procesin e planifikimit të mbrojtjes që kemi”, vazhdoi Rutte.

Ndryshe, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi planet e Evropës për të rritur shpenzimet për mbrojtjen, duke theksuar se kjo gjithashtu do të forconte shtyllën evropiane brenda NATO-s.

“Evropa duhet të bëhet më e pavarur, duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj. Një Evropë e fortë do të thotë gjithashtu një NATO e fortë”, tha ajo gjatë një konference të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul, në Mynih. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.