Mbi 30 vjet është shef kuzhine.
Selim Bërbatovci, ka treguar enkas për shikuesit e Klan Kosovës pasionin e madh për këtë punë.
Në shtëpi janë gratë ato që zakonisht gatuajnë, por shefat më të mirë të kuzhinës në botë janë burrat.
Ai zbuloi arsyen se pse ndodh kjo.
"unë mendoj që edhe gratë janë shumë të mira dhe të zonjat në profesionin që e bëjnë, sidomos në kuzhinë. Unë njoh kuzhiniere shumë të mira, por ndoshta është pak edhe ai stresi që ne e përballojmë pak më shumë si meshkuj. E thashë gratë janë shumë të zonjat, por ka më pak", tha ai.
Bërbatovci theksoi se gratë kanë edhe angazhime të tjera më shumë se burrat.
Burimi: klankosova.tv ↗

