KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA-ja i vendos për herë të parë tarifa edhe Rusisë

SHBA-ja i vendos për herë të parë tarifa edhe Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja prej 10 për qind deri në 12.5 për qind për importet nga 60 vende.

Mediat botërore kanë raportuar se janë përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Kinën, Mbretërinë e Bashkuar, Indinë, Kanadanë, Meksikën — dhe për herë të parë edhe Rusinë.

Rusia është përfshirë në listën e vendeve për të cilat Uashingtoni thotë se nuk po ndërmarrin masa të mjaftueshme kundër punës së detyruar, shkruan euronews.

Ajo ishte përjashtuar nga paketat e mëparshme tarifore të Trumpit, pasi tregtia mes dy vendeve ishte tashmë shumë e kufizuar për shkak të sanksioneve.

Masat e reja zëvendësojnë tarifat e mëparshme, të cilat gjykatat amerikane i kishin shpallur të paligjshme, duke vlerësuar se Trump kishte tejkaluar kompetencat e tij presidenciale.

Ekonomistët paralajmërojnë se një pjesë e madhe e kostos së këtyre tarifave përfundimisht do të bartet nga konsumatorët dhe bizneset amerikane përmes rritjes së çmimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.