KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shaqiri flet sërish për shqiponjën ndaj Serbisë: Ishte reagim emocional, të gjithë e tepruam

Shaqiri flet sërish për shqiponjën ndaj Serbisë: Ishte reagim emocional, të gjithë e tepruam

Xherdan Shaqiri ka folur sërish për gjestin e shqiponjës që bëri së bashku me Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteinerin, gjatë ndeshjes së Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Në një prononcim për “RSI Sport”, futbollisti shqiptar ka thënë se para dhe gjatë asaj ndeshjeje kishte pasur provokime të shumta, ndërsa ka theksuar se për të rëndësi kishte fitorja sportive dhe jo aspekti politik, shkruan Indeksonline

Shaqiri pranoi se gjesti ishte një reagim emocional, duke shtuar se situata mori më pas përmasa politike dhe se edhe mediat e kishin tepruar me mënyrën se si e trajtuan atë.

“Besoj se mediat kanë shkruar shumë. Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes. Në fund, për mua ishte e rëndësishme të fitoja në aspektin sportiv, jo politik, edhe pse më pas gjithçka mori një dimension politik.

Po, ishte një reagim emocional. Pas gjithë asaj që ishte shkruar dhe provokimeve që kishin ndodhur, besoj se të gjithë e tepruam, përfshirë edhe mediat”, u shpreh Shaqiri.

Ai shtoi se shumë tifozë zviceranë nuk e kishin kuptuar historinë dhe emocionet që qëndronin pas atij gjesti, duke përmendur edhe Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteinerin.

“Shumë zviceranë nuk e kuptuan dhe nuk e njihnin historinë që qëndronte pas këtij veprimi, arsyen pse unë, Graniti dhe Stephani e bëmë atë gjest. Besoj se kishte shumë emocione të përfshira. Mendoj se sot ky veprim nuk do të konsiderohej aq i rëndë”, përfundoi ai./Indeksonline/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.