KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Qele guri gojën”, “zhduket” Agim Ademi – asnjë fjalë për kampanjën dëshpëruese të Kosovës në Ligën e Kombeve

“Qele guri gojën”, “zhduket” Agim Ademi – asnjë fjalë për kampanjën dëshpëruese të Kosovës në Ligën e Kombeve

Agim Ademi ka dëshirë gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes kur ka për të prezantuar diçka.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për dështimet, ai fshihet prapa të tjerëve.

Thënia e famshme popullore “Qele guri gojën” do t’i shkonte më së shumti për shtati kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me siguri, të gjithë ju po pyesni se ku është “zhdukur” i pari i futbollist kosovar!?

Përse “s’po bëhet i gjallë” që prej humbjes së Kosovës nga Irlanda, pas së cilës Dardanët rrezikuan seriozisht të binin në Ligën C, por fatmirësisht qëndruan në Ligën B falë barazimit të Austrisë me Izraelin.

Por, a nuk do të ishte e udhës që Ademi të dalë me një postim në rrjetet sociale dhe ta bëjë një elaborim të kësaj kampanje?

Ose, ose, a nuk do të ishte më e udhës ta japë ndonjë deklaratë për mediat e tij “të përkëdhelura”?

Nuk është mirë të shfaqesh vetëm kur është puna mirë.

Edhe në momentet më të errëta, nëse je lider i vërtetë, duhet të dalësh përpara dhe t’i tregosh arsyet e dështimit, dhe pse jo, të marrësh edhe përgjegjësi, pasi ky nuk është turp.

Ademi po mburret me prurjet e reja, por rezultatet në terren nuk janë të kënaqshme.

Pastaj fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është në gjendje të tmerrshme pasi mirëmbajtja lë për të dëshiruar.

Muajin e kaluar pati kritika nga trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ndërsa në këtë muaj pas shiut që ra, përsëri u përkeqësua gjendja e fushës.

Futbolli kosovar nuk është mirë, urojmë që të përmirësohet një ditë… /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.