KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Sfida ekstreme, zgjidh kubin e rubikut gjatë hedhjes me parashutë – hyn në Guinness

Sfida ekstreme, zgjidh kubin e rubikut gjatë hedhjes me parashutë – hyn në Guinness

Një YouTuber gjerman 23-vjeçar u hodh me parashutë për të thyer rekordin botëror Guinness për kohën më të shpejtë në zgjidhjen e një kubi të rubikut, ndërsa ishte në rënie të lirë.

Tom Kopke, i njohur edhe si Tooleko në YouTube, e zgjidhi kubin në 23.333 sekonda përpara se të hapte parashutën mbi Gjirin Mossel, Afrikën e Jugut.

Ai theu rekordin e mëparshëm prej 28.25 sekondash, i cili ishte vendosur nga australiani Sam Sieracki në vitin 2023.

“E zgjidha kubin e rubikut për herë të parë kur isha 18 vjeç dhe praktikova shumë atëherë. Madje bëra një video duke provuar disa sfida të çmendura dhe thashë se një ditë do ta zgjidhja atë duke u hedhur me parashutë”, tha Kopke për Guinness World Records. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.