KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Sezoni i mandarinave në Xarrë të Vlorës, fermerët: Nuk nxjerrim dot shpenzimet

Sezoni i mandarinave në Xarrë të Vlorës, fermerët: Nuk nxjerrim dot shpenzimet

Për fermerët e Xarrës, shqetësimi kryesor këtë sezon mbetet çmimi i shitjes. Ata thonë se me çmimin qe mandarinat shiten për kilogram nuk arrijnë të mbulojnë kostot .

“Vështirësi kemi tani për shitjen. Si do vejë puna e shitjes? Këtë nuk e dime. Sot ka vajtur çmimi 200, 250, 300 lekë kilja e manderinës. Edhe sa do vejë akoma? Po na i morën ata me 300 lekë neve nuk nxjerrim dot shpenzimet tona. Po se si do vejë puna e shitjes do flasim mbas dhjetorit. Po qe si pësoi vjet edhe parvjet, mandarinat do venë duke u ulur çdo vite e më keq”, tha një fermer.

Pavarësisht vështirësive me shitjen, fermerët raportojnë se prodhimi i këtij viti është i mirë. Vjelja dhe përzgjedhja e mandarinave kërkojnë punë të vazhdueshme. Për këtë arsye, krahas punës familjare, në këtë periudhë angazhohen edhe punëtorë sezonalë.

“Prodhimi i sivjermë deri tani themi që i kemi mire, me kaq sa kishim. Puna është që kemi përpjekur tërë beharin me vështirësi të madhe për ta mbajtur se sëmundje ka plot edhe kemi sjellë deri tani dhe tani jemi në prag të vjelës”, tha fermeri.

Për fermerët e Xarrës, një prodhim i mbarë nuk mjafton nëse çmimi i shitjes nuk mbulon kostot. Rezultati i këtij sezoni do të varet edhe nga mundësia për ta shitur prodhimin me një çmim që justifikon punën dhe investimin e bërë gjatë vitit./RTSH

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.