Kongresisti amerikan, Joe Wilson është shprehur i shqetësuar nga raportimet se qeveria serbe po përgatitet të përdorë dhunë ndaj qytetarëve, që sot dolën në shifra rekord në zgjedhjet parlamentare.
Wilson tha se sulme të tilla që pengojnë procesin zgjedhor do të ishin të papranueshme.
“Ndërsa populli serb po u drejtohet kutive të votimit në numër rekord historik, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se qeveria potencialisht po përgatitet të përdorë dhunë kundër qytetarëve, me qëllim pengimin e procesit të votimit. Sulme të tilla janë plotësisht të papranueshme. I bëj thirrje Serbisë të ruajë paqen!”, shkroi ai në një postim në X.
Radhë të gjata qytetarësh në qendra votimi dhe shifra rekorde të daljes në zgjedhje pati sot në Serbi.
Automjete të blinduara të Xhandarmërisë u panë në qendër të Beogradit sot, në ditën që disa paralajmërojnë se mund të jetë dita e rënies së Aleksandar Vuçiqit nga pushteti.
As the Serbian people take to the polls in historic numbers, I am deeply concerned by reports that the government is potentially preparing to use violence against citizens aimed at obstructing the voting process. Such attacks are totally unacceptable. I urge Serbia to remain peaceful!
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) October 25, 2026

