Një moment ndryshe dhe mjaft emocional ka ardhur gjatë finales, teksa finalistja Selin është ftuar të lërë për pak çaste shtëpinë për të dhuruar një performancë të veçantë në skenë.
E veshur me elegancë në të bardha dhe nën një atmosferë artistike, ajo ka interpretuar një pjesë baleti, përmes së cilës ka përcjellë një mesazh të fortë për rrugëtimin e saj, sfidat dhe forcën e brendshme.
Gjatë performancës, në skenë është shfaqur edhe një vajzë e vogël, e cila simbolizonte “fëmijën e saj të brendshëm”, duke krijuar një kontrast të bukur mes së shkuarës dhe së tashmes së Selinit.
BBVA/YouTube
Përmes lëvizjeve të saj, Selin ka treguar qartë historinë e një vajze që, pavarësisht rënieve të shumta, ka gjetur forcën për t’u ngritur sërish.
Çdo hap dhe çdo moment në skenë dukej si një reflektim i betejave të saj personale dhe i qëndrueshmërisë që e ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit.
Performanca u prit me emocione të forta dhe u konsiderua si një nga momentet më artistike dhe domethënëse të mbrëmjes finale. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com