Ziadin Sela sot nga Kuvendi njoftoi se grupi parlamentar i tij ka dorëzuar në procedurë parlamentare propozim-ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Sela tha se kjo e drejtë buron nga kushtetua dhe e cila është e paraparë me Marrëveshjen e Ohrit. Ai gjithashtu theksoi se për këtë është angazhuar që nga fillimi i veprimit të tij politik me Aleancën për Shqiptarët.
“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është kauzë e ASH-së, kauzë kjo e sjellë që në krijimin e ASH-së, me të cilën kemi bërë edhe kampanjë në fushatën e vitit 2020 që është e drejtë e qytetarëve dhe jo e aktorëve politik dhe e qeverive dhe si e tillë duhet të respektuar”, tha Sela.
Ai shtoi se ligji i propozuar i përfaqëson qytetarët dhe ua realizon të drejtat e tyre dhe jo një ligj do si do, i cili, sipas tij, ka për qëllim ta bëj të pazbatueshme.
