KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë

Sekuestrohen 6 ekskavatorë për eksploatim ilegal të zhavorrit në zonën e Drinit të Bardhë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar sekuestrimin e 6 ekskavatorëve, përgjatë zonës së Drinit të Bardhë.

Sipas Pacollit, aksioni u zhvillua nga Inspektorati i Mjedisit, që konstatoi se operatorët ekonomikë po eksploatonin ilegalisht zhavorrin, shkruan IndeksOnline.

“Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të gjitha mjetet janë vendosur shiritat zyrtarë të ndalimit të punimeve” shkroi Pacolli.

Aksioni u zhvillua në Prizren, Pejë dhe Rahovec.

Ky është njoftimi i plotë i ministres:

Inspektorati i Mjedisit sot ka zhvilluar një aksion në terren përgjatë zonës së lumit Drini i Bardhë, ku ka evidentuar operatorë ekonomikë që po ushtronin veprimtari të kundërligjshme të eksploatimit të zhavorit.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 6 ekskavatorë në Prizren, Pejë dhe Rahovec.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të gjitha mjetet janë vendosur shiritat zyrtarë të ndalimit të punimeve.

Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.