KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sekretari i Thesarit të SHBA-së thotë se hakmarrja evropiane ndaj tarifave do të ishte “shumë e pamatur”.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së thotë se hakmarrja evropiane ndaj tarifave do të ishte “shumë e pamatur”.

Sekretari i Thesarit i Donald Trump ka paralajmëruar se hakmarrja evropiane ndaj tarifave të presidentit të SHBA-së, do të ishte “shumë e pamatur”.

Scott Bessent gjithashtu i kërkoi Evropës të mos dyshojë në qëllimet e Trumpit mbi Grenlandën, transmeton Telegrafi.

“Kam udhëtuar, kështu që nuk kam qenë në kontakt (me zyrtarë evropianë), por kam folur me presidentin Trump dhe me sa duket ka shumë vizitorë që vijnë, dhe mendoj se të gjithë duhet ta besojnë presidentin për fjalën e tij”, u tha ai gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Bessent gjithashtu e quajti një “tregim të plotë” (një thashethem të rremë ose të pabazuar) të mendosh se veprimi i Trumpit mbi Grenlandën është për shkak të dështimit të tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqen”.

Ndryshe Trump po këmbëngul të marrjes nën kontroll të Grenlandës nga SHBA-të, duke theksuar se nëse nuk ndërmerret një veprim i tillë, ky ishull kërcënohet nga Kina dhe Rusia.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.