Skuadra e Kayserisporit ka barazuar 1:1 ndaj Keciorengucu, në ndeshjen e javës së 16-të në Ligën e Parë të Turqisë.
Golin për mysafirët e shënoi sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi, shkruan Indeksonline
Seferi shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 58’të, duke konfirmuar formën e tij fantastike.
Për 30-vjeçarin ky ishte goli i 11-të këtë sezon në ligë, plus 2 asiste./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

