Kampionët e Francës kryesojnë 2-0 në “Parc des Princes”, pavarësisht mungesave të mëdha në skuadër
Paris Saint-Germain po e kalon me siguri sfidën e xhiros së 12-të të Ligue 1 ndaj Lorientit, duke udhëhequr 2-0 , megjithëse Luis Enrique ka në dispozicion një skuadër të rrënuar nga lëndimet.
Parisienët e hapën shënimin në minutën e 32-të, me Senny Mayulun, pas një asistimi të Dro Fernandezit. Në minutën e 67-të, Ousmane Dembélé e dyfishoi shifrën, me asistim nga Mika Godts.
PSG e nisi ndeshjen pa disa nga emrat kryesorë. Désiré Doué është larg fushave për një kohë të gjatë, pas këputjes së ligamentit kryq të gjurit, dhe pritet të operohet në ditët e ardhshme. Po ashtu mungon deri në muajt e ardhshëm Khvicha Kvaratskhelia, që po vazhdon trajtimin për lëndim të ligamentit kryq.
Në mbrojtje nuk luan as Nuno Mendes, për lodhje muskulare në kofshën e majtë, ndërsa Lucas Hernandez pritej ta zëvendësonte. Alessandro Longoni ishte i pasigurt për shkak të një lëndimi në kofshë./IndeksOnline/
GOOOAL! ⚽️ O. Dembele
🆚 PSG (2)-0 Lorient https://t.co/asl0g51DS5
— Pro_Foot HQ (@ProFoot_HQ) November 28, 2026

