KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rubikon, ekskluzive: Gruaja incizoi bisedën me gjykatësen, punëtoren e QPS-së dhe avokatin (VIDEO)

Rubikon, ekskluzive: Gruaja incizoi bisedën me gjykatësen, punëtoren e QPS-së dhe avokatin (VIDEO)

Një rast i rëndë i dhunës në familje është paraqitur sot në Rubikon në Klan Kosova, ku një grua, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, ka rrëfyer për dhunën fizike dhe psikologjike që pretendon se ka përjetuar nga bashkëshorti i saj.

Ajo thotë të ketë jetuar me bashkëshortin në Kanada ku edhe thotë ta ketë përjetuar dhunën, ndërsa aktualisht është kthyer në Kosovë dhe thotë se gjykatësja po e detyron të kthehet në Kanada bashkë me fëmijët.

“Kam frikë se mund t’i mbysë fëmijët. E kam jetën në rrezik…”, deklaroi ajo në Rubikon.

Viktima ka prezantuar në emision një audio-incizim, ku pretendon të jenë gjyqtarja e rastit, zyrtarja e Qendrës për Punë Sociale dhe avokati i viktimës.

“Shpeshherë ndodhemi mes prindërve, babë dhe nanë. Baba ka kushte shumë të mira ekonomike dhe është dhunues, nana merr asistencë sociale, unë propozoj që fëmija me iu propozu nanës në këtë rast…”.

"… Për momentin fëmijët janë në vendin e sigurt, përkujdesjen e kanë maksimale nga dajtë, gjyshërit, nëna… E sa i përket kthimit, besoj që është vendim i joti. Se a është më mirë këtu a atje, QPS-ja nuk mundet me thënë 'merre qëta edhe qoje qatje, edhe ndoshta e vret deri nesër, e shohim në media dikun'", thotë mes tjerash zyrtarja e QPS-së.

Aty ndërhyn edhe avokati, i cili kundërshton idenë që gruaja të kthehet mbrapsht në Kanada.

“Edhe pse është shteti i Kanadës, kur u përdorë një dhunë e vazhdueshme ndaj një nane dhe ju ka thy kama dhe dora dhe ju tentoni që ta qitni para një akti… nuk lidhet me vend dhe shtetësi të Kanadës… Në Kanadë ku ti pretendon mu kthy qikjo nanë, atëherë kjo mund të vritet atje, krahasoje e vlerësoje a duhet me u kthy a jo…”.

Ndërkaq, gjyqtarja dëgjohet duke thënë: “Unë jam këtu për me zbatu ligjin… avokat, nuk kam nevojë për këshillat e tua, kaq. Unë vendosi, jo ju”.

Për më shumë, ndiqeni emisionin:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.