Spanja hasi vështirësi të papritura në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës 2026 dhe këtë më së miri e tregojnë statistikat e Mikel Oyarzabal.
Kampionët e Evropës nuk arritën të gjenin rrugën drejt golit, ndërsa kundërshtari afrikan u mbrojt me disiplinë dhe organizim të lartë, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë me rezultatin 0-0.
Mbrojtja e fortë e Kepit të Gjelbër solli edhe një statistikë të pabesueshme. Sulmuesi i Spanjës, Mikel Oyarzabal, nuk e preku asnjëherë topin gjatë gjithë 30 minutave të parë, një rekord negativ i paprecedentë në historinë e Kampionateve Botërore.
Sipas statistikave zyrtare, që maten që nga Botërori i vitit 1966 në Angli, asnjë lojtar nuk kishte asnjë prekje të topit.
Edhe pse është e pamundur të konfirmohet për turnetë para vitit 1966, kjo është hera e parë që një rast i tillë dokumentohet në epokën moderne të Kupës së Botës.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Spanja shtoi presionin dhe krijoi disa raste të mira shënimi, por pa arritur të thyejë rezistencën e Kepit të Gjelbër.
Kjo statistikë tregon qartë organizimin mbresëlënës të skuadrës afrikane, e cila arriti të izolojë plotësisht sulmuesin kryesor të spanjollëve dhe të mbajë të paprekur portën deri në pushim. /Telegrafi/
