KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kompany s’ka koment rreth Musialës, prioritet është ndeshja e nesërme

Kompany s’ka koment rreth Musialës, prioritet është ndeshja e nesërme

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, refuzoi të komentonte situatën rreth Joshua Kimmich-it dhe mbrojtjes që ky i bëri Jamal Musialës dhe shokëve të skuadrës, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Hamburgun.

I pyetur nëse ndihet krenar për Kimmich-in, Kompany u përgjigj shkurt, por e la të qartë se nuk dëshiron të zgjerohet te kjo temë.

“Po, por e kuptoj se ku synon kjo pyetje. Kam 23 vite përvojë në futboll, ndaj e di se çfarë kërkohet të arrihet me këtë pyetje kur përgjigjem në këtë mënyrë. Ju them se nuk mund t’ju ndihmoj me këto tema për momentin. Ne kemi ‘flluskën’ tonë, këtë përqendrim”, tha ai.

“Nuk do të thotë se ne vetëm e lavdërojmë njëri-tjetrin apo përshëndetemi me entuziazëm 24 orë në ditë. Është një mjedis ku mund t’i themi gjithmonë të vërtetën njëri-tjetrit, ku ndonjëherë mund të jemi edhe të ashpër”, tha Kompany.

Ai shtoi se skuadra mbetet e sinqertë me veten, pavarësisht se çfarë mendon bota jashtë: “Nëse kemi luajtur mirë, por bota thotë se kemi luajtur keq, ne prapë themi: ‘Jo, ishte mirë’. Nëse kemi luajtur keq, por bota thotë se kemi luajtur mirë, ne prapë themi: ‘Jo, nuk ishte mirë’. Nuk mjafton. Këtë dua të them. Është një mjedis ku mund të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin; unë e mbroj këtë qasje dhe e jetoj atë.”

Kompany tha se nuk dëshiron që konferenca për shtyp të shndërrohet në një debat për çështje që nuk lidhen me ndeshjen e radhës shkruan Indeks Online.

“Nuk dua të bëhem pjesë e asaj që mund të jetë prioriteti në këtë konferencë shtypi, pra të dëgjoni komente për gjithçka tjetër që nuk ka lidhje me ndeshjen kundër HSV-së.

Në mendjen time, gjithçka sillet vetëm rreth ndeshjes kundër Hamburgut, vetëm kjo ndeshje. Kjo është e vetmja gjë. Dhe nëse nuk e jeton vetë këtë shembull, nuk do të mund t’i tërheqësh as të tjerët drejt këtij përqendrimi.”

Ai theksoi se, po të jepte mendimin për temat e tjera, nuk do ta jetonte atë që po u kërkon lojtarëve. “Bëhet fjalë për HSV-në, për performancën, për djemtë që kemi në skuadër. Asnjë justifikim, 0%”, tha ai./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.